Kryemadhi: Meta është politikani më i hetuar e gjykuar në Shqipëri

9 May 2022, 19:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryemadhi: Meta është politikani më i hetuar e gjykuar në

Monika Kryemadhi thotë se nuk u trembet kërkesave që Rama i ka adresuar SPAK-ut për të hetuar Ilir Metën.

Sipas Kryemadhit, Meta është politikani më i hetuar e gjykuar në Shqipëri.

“Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua. Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe nuk e ka mbyllur as për afate”, thotë kryetarja e LSI.

Kryemadhi rendit mes fitoreve të Metës edhe përplasjen në Gjykatën Kushtetuese me socialistët, që e shkarkuan në Kuvend, por shkarkimi u rrëzua nga Kushtetuesja.


Video