Avokati zbulon: SPAK po ndjek doktrinën e Napolon Bonapartit, pse ka arrestuar vetëm “majtas”

20 February 2024, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati zbulon: SPAK po ndjek doktrinën e Napolon Bonapartit, pse ka
Fiori Dardha dhe Spartak Ngjela në studion e Breaking

Avokat Spartak Ngjela ka qenë i ftuar sot në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News ku ka folur për situatën politike në vend.

Mes të tjerash, ai foli edhe për veprimtarinë e SPAK-ut dhe mënyrën si ka zgjedhur të veprojë duke arrestuar deri tani vetëm eksponentë të së majtës.

Sipas avokat Ngjelës, SPAK-u po ndjek doktrinën e Napoleon Bonapartit, i cili gjithashtu kur u ngjit në pushtet, nisi të vendoste drejtësi fillimisht me njerëzit e së majtës.

“Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK”, thotë Ngjela.

“SPAK-u do kalojë nga majtas-djathtas. Bëri nja 3-4 (një zëvendës kryeministër dhe dy ministra dhe të tjerët kryetarë bashkie) majtas dhe pastaj i ra Saliut. Pse? Sepse është doktrina e Napolon Bonapartit. Ai e ka nxjerr këtë. Kur mori pushtetin ishte majtas dhe do i binte shkeljeve të ligjit dhe abuzimeve që ishin bërë në të dy krahët. Por ai i ra vetes. U gëzua fisnikëria dhe në fund pastaj i këputi ata ai, i bëri copë. Pse? Sepse nëse pushtetin do ta fillonte nga opozita, të gjithë do të thoshin që e ka Rama. Ai e filloi, goditi majtas pastaj mori djathtas dhe do të vazhdojë akoma djathtas”, thotë Ngjela për Breaking.


Video