Kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD mori pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit në emër të detyrimit që kishte ndaj popullit shqiptar, por nuk u bë pjesë e kësaj farse në momentin që PS theu rregullat e propozuara prej tyre.
“Nuk ka sens që palët asnjëherë të mos luajnë në tavolinë me presione. Unë besoj se dokumenti ynë është i qartë, se nëse do tërhiqeshin mga këta rregulla ne do të hiqnim dorë pasi nuk mund të bëheshim pjesë e një farse. Grupi parlamentar ka mbajtur një qëndrim të qartë, qëndroi i sinqertë përballë një procesi serioz.
Jo as i penduar, i tallur jo e jo, pasi nuk besoj se mund të ketë dinjitet Balla Rama apo ndonjë nga këta të ketë mundësi të tallet. Zgjedhja e Presidentit të Republikës kërkon një process serioz.
Morëm pjesë në proces për të mosvazhduar me historinë e bojkotit. S’marrim pjesë atje, s;marrim pjesë këtu se këta janë hajdut, po hajdut janë e dimë. Ama detyrimin nuk e kishim ndaj këtyre por e kishim ndaj popullit shqiptar”, tha Alibeaj.