Pas karriges, Shqipëria merr Presidencës e Këshillit të Sigurimit në OKB

29 May 2022, 20:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas karriges, Shqipëria merr Presidencës e Këshillit të

Shqipëria do të marrë në qershor Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një post më shumë koordinues që 15 vendet anëtare të këtij këshilli e mbajnë nga një muaj me rotacion.

Në ceremoninë e marrjes së kësaj presidence, në Nju Jork pritet që të jenë Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria u zgjodh për herë të parë qershorin e kaluar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Vendi i përkohshëm i jep Shqipërisë një karrige në këtë institucion për dy vite.

10 anëtarë të KS-së gëzojnë statusin e vendit anëtar jo të përhershëm dhe nuk kanë të drejtë vetoje. Pesë vendet e përhershme janë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina, që gjithashtu kanë të drejtë vetoje.

Gjithsesi, në rastin e Ukrainës, Shqipëria ka bërë rolin vet në KS, duke qenë bashkëpenëmbajtëse me SHBA.


Video