
Deri sot në orën 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat për raundin e tretë të Presidentit, i cili do të mbahet nesër, më 30 maj në orën 10:00.
Negociatat mes palëve deri në këto momente nuk kanë prodhuar konsensus dhe në Kuvend nuk ka shkuar asnjë emër për Presidentin e ri.
Deri në raundin e tretë, mazhoranca ja ka lënë në dorë opozitës për të propozuar kandidaturat për Presidentin e ri, por kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj u tërhoq nga negociatat. Ky i fundit akuzon mazhorancën se kanë prishur marrëveshjen, referuar këtu draftit të tij ku në një nga pikat parashikonte që emri i ri i presidentit të shkonte në Kuvend me firmat e përbashkët të demokratëve dhe socialistëve. Mirëpo, kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se nuk kanë pranuar një pikë të tillë dhe se një opozita nuk do i hiqte kurrë të drejtën mazhorancës që të propozonin një emër.
Në tre raundet e para duhen të paktën 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërsa në dy raundet pasardhës mjaftojnë 50%+1 të votaave, pra 71 vota për të zgjedhur Presidentin e ri. Nga situata e deritanishme duket se do të kemi një President të zgjedhur vetëm me votat e socialistëve.