A keni luftë me SPAK-un? Meta: As nuk më kërcet fare

12 September 2022, 22:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A keni luftë me SPAK-un? Meta: As nuk më kërcet fare
Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar sërish SPAK-un si vegël të mafies.

Duke folur në emisionin “Të Paekzozuarit” nëse ka luftë me SPAK, Meta ka thënë se ai është në luftë me mafien dhe se do t’i shkojë deri në fund denoncimeve.

“Unë kam luftë me mafien, e bëj këtë luftë qetë fare. As nuk më kërcet fare për ta. Unë i ftoj mos bëhen pjesë e lojës së Edi Ramës, se ai vetë do të jetë një kurban i madh. SPAK le të hetojë gjithë ditën nuk ka asnjë shqetësim. Ne nga këto hetime faktike që i kemi me firmë e vulë të Edi Ramës, kësaj çështjeje do t’i shkojmë deri në fund", shprehet Meta.


Video