Do flasë për sulmet kibernetike, Nikolla ndodhet në Izrael për Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit

12 September 2022, 18:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do flasë për sulmet kibernetike, Nikolla ndodhet në Izrael
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla po merr pjesë në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit me moton “Terrorizmi në sytë e stuhisë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael, në datat 11-15 shtator.

Në këtë Samit marrin pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë dhe ekspertë nga mjaft vende të botës. 

Ditën e parë të punimeve, më 11 shtator, Samitin e përshëndeti Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA, Alejandro Mayorkas.

Si folëse kryesore në Samit, Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, do të prezantojë nesër qëndrimet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, dhunës e luftrave pushtuese, duke u fokusuar në luftën kundër terrorizmit kibernetik.


Video