"Reagimi dhe metamorfoza e Metës pas daljes së lajmit, tregojnë që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit"

12 September 2022, 13:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Reagimi dhe metamorfoza e Metës pas daljes së lajmit,

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj shprehet i bindur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se Meta nuk duhej të kallëzonte Autoritetin e Dosjeve, por të hapej dosja e tij.

“Bindja ime personale, jam 100% i bindur që ish-presidenti ka qenë një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Edhe pse nuk e kam parë dosjen, thjesht reagimi i tij në momentin që ka dalë lajmi dhe nga ajo metamorfoza e tij ditë pas dite me këtë lajm përsipër, unë besoj se ai është një i fajshëm i tejskajshëm.

Janë veprime të dëshpëruara të atij që është i fajshëm dhe minimalja duhej të thoshte që nuk duhet fare të shkonim në prokurori, por të thoshte që të bëhej publike dosja e tij. Nëse dikush është i pastër, nuk ka pse të ketë frikë”, theksoi ai.


Video