Shtohet misteri mbi Ervis Martinajn, Hoxha: Rama i interesuar për këtë çështje, lidhet me bastet

12 September 2022, 12:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtohet misteri mbi Ervis Martinajn, Hoxha: Rama i interesuar për

Gazetari Poli Hoxha thotë se kryeministri Edi Rama është i interesuar në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në një intervistë, Hoxha u shpreh se kreu i qeverisë e ka përdorur më parë për fushatë këtë çështjee. Sipas tij, çështja e Martinajt ka ndërlidhje politike, por edhe ekonomike pasi është një nga biznesmenët kryesorë ilegal të basteve.

“Zoti Rama është shumë i interesuar për këtë çështje sepse edhe e ka përdorur para fushatës, thoshte se lëviz drejtori i basteve, dimë targat. Kemi edhe këto lëvizjet në inudstrinë e basteve, vërtet do legalizohen, por ka qenë me të njëjtin intensitet. Ervis Martinaj ka qenë një nga kryesorët në tregun ilegal të basteve që edhe tani vazhdon.

Njerëzit të cilit dorëzojnë paratë në këtë treg ende të palegalizuar, thonë janë paratë për Ervisin. Se ku shkojnë këto para, kjo është tjetër çështje. Kjo është një çështje shumë e ndërlidhur, edhe ekonomike, e krimit të organizuar, e politikës dhe e pjesës së inkriminuar të policisë”, theksoi ai.

Kujtojmë se po bëhet një javë tashmë që nga momenti kur kryeministri Rama i dha ultimatum Policisë së Shtetit për të zbuluar fatin e të zhdukurit Ervis Martinaj. Ditën që prezantoi kreun e ri të Policisë, Muhamet Rrumbullakun, Rama i kërkoi atij dhe policëve që të shpreheshin mbi fatin e Martinajt. Kryeministri tha konkretisht: 'Nëse është vrarë (Ervis Martinaj  sh.r), thoni që është vrarë, nëse nuk është vrarë gjejeni dhe dërgojeni para drejtësisë'.

Pavarësisht se kryeministri u duk i prerë në urdhrin e tij, policia nuk di të thotë ende se çfarë ka ndodhur me të cilësuarin “mbreti i lojërave të fatit”, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë që prej fillimit të muajit gusht.


Video