"Pashë në makinë këmishën e gjakosur"/ 24 vjetori i vrasjes së tij, Rudina Hajdari kujton një episod me të atin: Më thanë që babai ...

12 September 2022, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pashë në makinë këmishën e gjakosur"/ 24
Rudina Hajdari

Në 24 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, e bija e tij, Rudina Hajdari ka sjellë në vëmendje një episod nga kujtimet më të atin.

Duke folur gjatë bashkëbisedimit të organizuar në "Qytetin Studenti" nga Berisha për figurën e Azem Hajdarit dhe misionin e tij, Rudina kujtoi momentin e kur babai i saj u plagos në parlament dhe kur ka shkuar ta takojë ai e ka pyetur se çfarë note kishte marrë në shkollë.

"Kur isha fare e vogël, 7 vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla dhe ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte. Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sediljes pashë një këmishë të gjakosur. Mora vesh që e plagosën në parlament, shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte hë Rudina ca notash more sot. Thash si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit", tha Hajdari

Ndër të tjera, Rudina Hadari tha dhe se babai i saj jetonte për tri gjëra, familjen, atdheun dhe lirinë dhe e urrente komunizmin mbi çdo gjë tjetër.

"Është kënaqësi të rikthehemi këtu, pasi mendoj se ky shesh është nga më të shenjtët në Shqipëri, pasi solli shembjen e diktaturës. Disa në këtë shesh janë të rinj dhe Azemi ishte shumë i ri kur mori zemër dhe ngriti krye ndaj diktaturës. Kush e ka jetuar atë kohë, e di fare mirë se çfarë guximi duhej për tu përballur me regjimin në kushtet e një studenti të ardhur nga Tropoja. Kush e ka jetuar atë kohë e di fare mirë çfarë do të thotë, të organizojë studentët dhe të thoje ‘Poshtë Komunizmi’, ‘Liri demokraci’. Çfarë duhet të bëjmë ne sot, që të gjejmë atë guxim dhe të ndjekim atë rrugë. Në jetën time, kam deduktuar se Azemi vlerësonte dhe jetonte për tri gjëra, familjen, atdheun dhe lirinë. Ai e urrente komunizmin mbi çdo gjë tjetër. E dini pse, sepse komunizmi përdhosi familjen duke i vendosur kundër njëri-tjetrit. Komunizmi e përdori atdheun si lopë për ta mjelë dhe për të jetuar mirë vetëm një grusht njerëzish në bllok dhe duke zhytur një grusht njerëzish në varfëri.
Komunizmi ua mohoi lirinë shqiptarëve të thjeshtë, i la pa fjalë, mendim dhe pronë." deklaroi Rudina Hajdari.


Video