Presidenti Ilir Meta është sulmuar nga ish-aleati i vjetër Sali Berisha për dekretin e lirimit nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt nga Turqia. Presidenti tha se Berisha nëse ka rezerva për aspektin kushtetues, mund ta ccojë ccësjtjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse keni rezerva për aspektin kushtetues, e çoni në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën Administrative, e çoni dhe në Gjykatën Europiane. Unë u vendosa në atë situatë. Jo se e zgjodha unë, por mendova se kjo është rruga më e mirë kushtetuese, ligjore, administrative, pasi mund të sillte dështim të raundit të katërt dhe vijim te një raund i 5 që ishte i panevojshëm.
S’e Rama sillet në mënyrë të papërgjegjshme kjo s’do të thotë që mos të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Dekreti u bë në Tiranë, por u firmos atje. Dekreti është institucion i Shqipërisë”, tha Meta.
Meta tha se ka pasur diskutime për këtë çështje, ndërsa zbuloi se komunikuar me Bajram Begajn dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin.
“Këta ma kërkuan zyrtarisht lirimin e Begajt. Duhet të nxjerrësh një dekret dhe duhet një datë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata”.
I pyetyr nëse është ndjerë në presion nga nga zgjedhjet e parakohshme, Meta tha se:
“Nuk i jam përgjigjur Edi Ramës, por një luajaliteti mes institucioneve. Nuk u ndjeva në presion nga zgjedhjet e parakohshme. Kam një zyrë juridike në Presidencë, që është më sipërore për kompetencat.
Kemi pasur disa mendime, disa debate për këtë çështje. Dhe ka prevaluar se kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë. E kam uruar (Bajram Begajn). I uroj suksese. Nuk jemi takuar dhe kemi folur në telefon. Kam folur para dhe pas zgjedhjes. E kam uruar”.