
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, risolli në vëmendje nga foltorja e parlamentit rastin e vajzës nga Librazhdi, e cila u dhunua nga vjehrrit.
Duke përmendur kërcënimet që ka marrë vajza, deputetja ngriti pyetjen se pse shteti nuk reagoi në lidhje me këtë rast të cilin e konsideron si një ngjarje barbare. Sakaq, Accka hodhi edhe akuza të rëndë duke thënë “ky shtet bie fund e krye era seks” dhe që paguan “Sugar Girls” për të huajt në ambasada dhe sheikët.
“Ky shtet që paguan sipas të dhënave të gazetarëve, që paguhen 800-1000 vetë, që janë regjistruar në institucione që s’paraqiten në zyra dhe paguhen me taksat e shqiptarëve për sugar-girls dhe zanate të tjera prostitutive për t’i ofruar të huajve të shumtë që vijnë dhe ikin nëpër ambasada, qoftë dhe sheikëve lart e poshtë në Shqipëri. Çfarë prisni ju denoncimin e vajzës që të merrni masa? Ajo vajzë ka shpëtuar vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik se tani do të ishte harruar”, theksoi Açka.
“Prej disa ditësh kemi qenë dëshmitarë dhe aktorë të një ngjarje të hidhur ndaj një gruaje shqiptare. Po flas përngjarjen e Librazhdit, ku unë jam deputete bashkë me 13 kolegë të tjerë.
Kemi qenë ne shumë apatikë në këtë pikë. Në sytë e mi jo ngjarje është në kufi të primitivizmit, barbare. Çdo gabim që bën secili prej nesh ndëshkohet sipas normave të caktuara. Por aman të vendosësh një grua në qendër të bolorisë kombëtare dhe shteti i përfaqësuar nga policë më keq se familjarët e një vajze e cila u përpoq të dalë e gjallë.
Hyn në intimitetin e saj pa leje me çizme me baltë, e rrahin me bastum, i heqin batanije që ta shohin të zhveshur dhe e fyejnë, është krim. I kujtojnë bukën e shajnë në kor është krim. E hedhin në internet për ta turpëruar publikisht duke mos harruar që ajo mund të ishte motra apo vajza e tyre, është krim. Ish-burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon se do ta vrasë, është krim.
Ku është shteti? Apo mos u intimidua vallë shteti nga kjo tradhëti e kësaj vajze. E kush, ky shtet që bie fund e krye era seks. Ky shtet që paguan sipas të dhënave të gazetarëve, që paguhen 800-1000 vetë, që janë regjistruar në institucione që s’paraqiten në zyra dhe paguhen me taksat e shqiptarëve për sugar-girls dhe zanate të tjera prostitutive për t’i ofruar të huajve të shumtë që vijnë dhe ikin nëpër ambasada, qoftë dhe sheikëve lart e poshtë në Shqipëri. Çfarë prisni ju denoncimin e vajzës që të merrni masa? Ajo vajzë ka shpëtuar vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik se tani do të ishte harruar”, tha Açka.