A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Tensionet vijojnë në protestë, ku policia ka qëlluar me plumba gome, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë qëndrimin e tyre.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, nga turma dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, është thirrja që oshëtin mes protestuesve para Ministrisë së Arsimit.