Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

17 October 2026, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë

Ka nisur marshimi i studentëve të Mjekësisë në Tiranë, të cilët ndodhen aktualisht në zonën e 9-katësheve dhe po vijojnë lëvizjen drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.

Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.

Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.

Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të paraqitet e dëmtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme.


Video