“A je futur në Lanë apo jo, se i ke rrobat akoma të lagura”, Curri ironizon me Balliun. Deputeti: Unë të vij aty dhe…

16 October 2026, 23:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“A je futur në Lanë apo jo, se i ke rrobat akoma të

Videoja e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, duke dalë nga lumii i Lanës është ironizuar nga analisti Arjan Curri.

Ntudion e “Top Story”, Curri e ka pyetur disa herë Balliun nëse ishte futur vetë në Lanë, ndërsa deputeti iu përgjigj duke e ftuar të hynte bashkë me të në lumë. Balliu pretendoi se ngjarja lidhej me një tentativë për ta diskredituar.

Debati në studio:

Arjan Curri: A je ti në Lanë apo jo? Se më duket që i ke rrobat akoma të lagura.

Klevis Balliu: Hajde futemi bashkë sa të duash.

Arjan Curri: Pse je futur në Lanë?

Klevis Balliu: Unë vij aty dhe më sheh a jam i lagur apo jo. Çështja që është më thelbësore është kjo. Nuk kanë lidhje këto veprime me studentët. Është tentativë e turpshme dhe lidhet me Vlora Hysenin.

Arjan Curri: Nuk e mohon ai. A je futur në Lanë apo jo?

Klevis Balliu: Tentativa të tilla për të më bërë pis janë skema të Vlora Hysenit.

Arjan Curri: Po u fute në Lanë, pis do bëhesh. Por që u fute vetë apo ju hodhën? Ne e pyesim për Lanën, ky thotë Vlora Hyseni. Kjo është shqetësuese. Një deputet i Parlamentit të hidhet me kokë në Lanë?

Klevis Balliu: Nesër do të jemi më fort aty. Do të jemi më shumë aty.

Arjan Curri: Kjo është shumë shqetësuese. Shyqyr që je gjallë, se në Lanë janë mbytur edhe njerëz.

 


Video