Pikërisht kur menduam se u konfirmua një nga lidhjet më të komentuara në showbiz, Liberta është rikthyer sërish në pikën zero mbi këtë çështje.
Prej disa ditësh, në mediat rozë po qarkullon një video, në cilën Flori Mumajesi shfaqet duke puthur moderatoren. Liberta u duk sikur e konfirmoi lidhjen duke iu përgjigjur pa hezituar pyetjeve të ndjekësve në lidhje me Florin. Mirëpo në puntatën e re të "Prive", Liberta i ka hedhur poshtë lajmet për një lidhje me Florin.
"Nuk ma kishte marrë mendja që do e gjeja veten në këtë rubrikë. Por a jua merr mendja se lajmet ekskluzive për veten mund t’i ketë tjetërkush përveç Prives?”, tha Liberta ndërsa gjatë rubrikës video e saj me Florin u kometua kështu: “Një moment nga dasma e biznesmenit shqiptar në Amerikë mjaftoi që portalet të vërshojnë me pikëpyetjen e vjetër për një lidhje të Libertës me kantautorin e njohur Flori Mumajesin. Një gjë e tillë është e pavërtetë sepse në kushte të tjera do t’jua thonim të parët. Flori dhe Liberta gëzojnë shoqëri shumë të mirë 10-15 vjeçare dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqërinë e njëri-tjetrit".