Janë rikthyer bashkë? Donaldi dhe Bora takohen me njëri-tjetrin

24 March 2022, 23:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Janë rikthyer bashkë? Donaldi dhe Bora takohen me njëri-tjetrin

Historia e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit është edhe një ndër historitë më të komentuara në mediat rozë.

Çdo gjë nisi me puthjen e famshme që u shkëmbye brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Njerëzit u ‘fiksuan’ pas romancës së tyre dhe donin ta shikonin dyshen bashkë.

Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.

Donaldi më pas u përfshi në një histori dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por mesa duket, sot ka dal një lajm i mirë për ndjekësit e të dy personazheve.

Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar!

Janë rikthyer bashkë? Donaldi dhe Bora takohen me njëri-tjetrin

Bora së fundmi ka blerë një apartament në “Kompleksin Eleonorë”, afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina tip “Benz” në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

Janë rikthyer bashkë? Donaldi dhe Bora takohen me njëri-tjetrin

Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës, ndonëse nuk është e sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë.

Pavarësisht si shkoi historia e tyre duket se ata ende po gjejnë një mënyrë për të parë njëri-tjetrin. Nuk e dimë nëse takimet e tyre janë romantike, por këtë gjë do na e tregojë koha.



Video