Kledi Kadiu rrëfen sëmundjen e djalit: Fillimi i një sprove!

25 March 2022, 09:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kledi Kadiu rrëfen sëmundjen e djalit: Fillimi i një sprove!

Kledi Kadiu ka hapur zemrën e tij dhe në Instagram tregon kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti ka pritur fëmijën e tyre në gusht të vitit të kaluar.

I vogli që quhet Gabriel, ka probleme të rënda që kur ka lindur. Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe konvulsione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”.

Kledi Kadiu rrëfen sëmundjen e djalit: Fillimi i një sprove!

Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Gabriel, shpjegon balerini u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave.

Çifti nuk u dorëzuar dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.

“Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershme tashme – tha ai – dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

 



Video