Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Artisti Sabri Fejzullahu ka reaguar pas zërave që dolën në media se ai kishte ndërruar jetë.
Në një video të shpërndarë në Facebook, Fejzullahu thekson se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa ndalim.
“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.
Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”- tha 74-vjeçari.