
Këngëtarja Elsa Lila u lirua nga burgu, pas akuzave nga drejtësia italiane si e përfshirë në një grup të trafikut të lëndëve narkotike. Gjithsesi, në momentin e arrestimit, pati një numër të madh shqiptarësh të cilët nuk e përkrahën, por hidhnin akuza ndaj saj.
Pas lirimit, ka ardhur një reagim nga gazetari Milaim Zeka, i cili në momentin kur artistes shqiptare ju vunë pranga, ai ka qenë në mbrojtje të saj. Në një status në rrjetet sociale, Zeka shkruan se ka besuar gjithmonë tek pafajësia e saj dhe shthur gojën ndaj kritikëve.
Postimi i Milaim Zekës:
Si do ta mertypin m*tin moral, ata dhe ato qe deshen ta perdhosin, ta fundosin, e ta shkaterrojne artisten e madhe, e njeriun e mire: Elsa Lilen?!
Ajo eshte liruar nga arresti, dhe çdo dyshim dhe akuze ka rene ne zorren e trashe te nje pjese te pismiletit shqipetar, qe behen hetues, prokuror e gjykates.
Elsa, te gjithe njerezit e mire kemi besuar ne pafajesin tende.
