Ronela Hajati në Eurovision, regjisori shqiptar: Kjo e gjora nuk është as pjeshkë por shalqi (Foto)

11 May 2022, 10:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronela Hajati në Eurovision, regjisori shqiptar: Kjo e gjora nuk
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Ronela Hajati

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Ronela Hajati nuk ka mundur të kualifikohet në finale, me gjithë angazhimin në skenës e Torinos, Itali ku mbahet këtë vit Eurosong. Ronela Hajati ishte këngëtarja që hapin natën e parë të këtij festivali me këngën e saj “Sekret”.

Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar ashpër ndaj performancë së këngëtares Ronela Hajati mbrëmjen e djeshme në natën gjysëmfinale të Eurovision 2022.

Teksa ka shkëptur një foto nga performanca e Ronelës, regjisori shkruan se këngëtarët i marrin duartrokitjet me zë dhe jo me trup.

“Që nuk është këngëtare, ajo e di edhe vetë. Këngëtarët i marrin duatrokitjet me zë. Me trup e me lëvizje i marrin pjeshkat. Por dikush duhet t’i thotë se nuk është as pjeshkë, e gjora. Shumë shumë, mund ta quash shalqi”, shkruan ai.

 


Video