VIDEO: Momenti i sikletshëm Ronela Hajatit gjatë performancës në “Eurovision”

10 May 2022, 22:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Momenti i sikletshëm Ronela Hajatit gjatë performancës
Ronela Hajati

Ronela Hajati ndezi “Eurovision” sonte me performancën e saj duke u ngjitur e para në skenë.

Ronela dhuroi një performancë të zjarrtë dhe provokuese rreth të cilës është folur gjatë këtyre ditëve dhe sërish pritet që të flitet.

Mirëpo, artistja shqiptare gjatë performancës ka patur edhe një moment të vogël sikletshëm. Ndonëse për të qenë më komode ajo i kishte kapur flokët, gjatë performancës i janë ngatërruar me mikrofonin.

Megjithatë, Ronela e ka menaxhuar në mënyrë brilante sikurse mund ta shihni në videon e mëposhtme dhe askush nuk e vuri re.

Ajo shihet tek ngre flokët lart dhe rregullon mikrofonin duke vijuar me performancën.

 


Video