Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reperi nga Kosova Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, është rikthyer sërish ditët e fundit në vëmendjen e publikut. Unikkatil kishte një diss në këngën e re për reperin nga Gjilani dhe kaq u desh që Fero të ‘’aktivizohet’’ me të shara, kërcënime si dhe një këngë me të cilën i ktheu dissin Viktorit.
Por, Fero nuk ka mjaftuar me kaq. Së fundmi, ai ka publikuar në Tik Tok një video ku shfaqet i nervozuar, del nga makina dhe fillon të godasë një qytetar, të cilit nuk i duket fytyra.
“Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”, janë fjalët e reperit në momentin kur godet qytetarin. Më pas, ai sfidon të gjithë të tjerët që të zihen me të.