
Aktori dhe ish-banori i BBV, Donald Veshaj duket se kërkon ribashkimin me ish-partneren e tij, Bora Zemanin, duke i çu herë pas here mesazhe të koduara. Këtë gjë duket se ka bërë dhe me postimin e fundit në Tik Tok.
Ai ka publikuar një pjesë nga kënga e re e Elgit Dodës dhe Xhensila Myrtezajt, ku shfaqet duke e kënduar atë. Duket se teksti i këngës i përshtatet më së miri historisë së Donaldit me Borën.
Teksti i këngës thuhet: “A e din ti, Sa dashni kam pas unë për ty! A e din ti se zemra për ty mu ka thy…” Donaldi shfaqet duke e performuar me shumë dhimbje këtë pjesë kënge.
Kujtojmë se më herët, gjatë një koncerti, u ka kërkuar fansave të etiketojnë Borën në këngët e tij dhe ka pranuar se kënga e fundit është dedikim për moderatoren.