Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc, në rubrikën gazmore të “Kamerës së Fshehtë”, ka futur në kurth këtë herë këngëtaren Semi Jaupaj.
Për të futur në grackë Semin është bërë bashkëpunëtor i “lojës” shoku i saj i ngushtë Marsidi dhe një kompani abazhurësh, e cila kërkon ta bëjë imazh të sajin.
Semi e cila fillimisht është skeptike për këtë lloj të ri “pune”, ndryshon shumë shpejt mendim kur kupton se mund të fitojë goxha para.
Këtu nis e gjithë “malorja” e Semit, pasi punëdhënësi është një njeri mjaft i fiksuar nga Covid, aq sa në prezantimin e para mban në fytyrë dy maska kirurgjikale si dhe dorezat plastike.
Por nuk mbaron me kaq, “loja” nxehet edhe më shumë kur në skenë hyn motra “histerike” e pronarit të kompanisë.
Si do të shkojnë “punësimi” i Semit, ndiqni videon: