Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

U mërzit pak në momentet e para që nuk shkoi në finale, por më pas Ronela Hajati e kaloi gjithçka me sportivitet.
Ajo realizoi një foto me balerinët dhe e hodhi në statusin e saj në Instagram. Kjo foto u shoqërua me një mesazh ku Ronela shkruan se, edhe nëse do të shkonte në finale, do të ishte e fundit në listë. Po ashtu, ajo është e bindur se ka fituar zemrën e publikut.
‘Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit, e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kanë gjithmonë të drejtë! TE DUA ‘- shkruan Ronela.