"Kënga e Ronelës skandaloze", Robert Aliaj: Performanca e denjë për club striptizmi!

11 May 2022, 12:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kënga e Ronelës skandaloze", Robert Aliaj: Performanca e
Performanca e këngëtares Ronela Hajati

Performanca e këngëtares Ronela Hajati, ishte paraqitja me e dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në Eurovision. Kështu thotë artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj Dragot, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat mbi paraqitjen e këngëtares mbrëmjen e kaluar, e cila nuk arriti as të paraqitej në finale.

‘Performanca ishte skandaloze fare, nuk u zhgënjeva fare, e prisja. Aty vetëm u ulërit, kishte ulërima skandaloze! Nuk mund të kuptoj se si mund të quhet këngë, një ulërimë e tillë. Kënga është komunikim me tingujt. Pastaj nuk u zhgënjeva edhe për faktin se nuk u kualifikua. Kjo ishte paraqitja më e dobët që kemi pasur ndonjëherë në festivalin Evropian. Nuk e merr njeri për këngë festivali atë. Festivali Evropian është një festival familjar. Ky nuk është një problem që ka të bëjë me standardin e  komunikimit.

Po flasim për nivelet artistike dhe mënyrën si komunikojmë. Ka përgjegjësi të cilat, mesa duket ne nuk i kemi, janë injoruar krejtësisht. Është në limitet e shëmtimit edhe paraqitje fizike. Çdo gjë ishte jo e gjetur, dhe ishte bërë me qëllim për tu provokuar. Kërkohej një ngacmim, por nuk ishte ky ngacmimi artistik, qëllimi i artit është të ngacmojë, reflektimin dhe mendimin e njerëzve, pro jo me një kërcim tëerk, pasi bëhet në klube striptizmi. Duhet shumë klas, më mirë është të tregojmë se jemi një vend i varfër dhe me probleme pafund, por ama që ne mund të kemi artistë të mirë dhe të mençur kjo nuk duhet të na mungojë ne sepse nuk mungojnë’- tha Aliaj në një emision televiziv.


Video