Ronela Hajati reagon sërish dhe "mburret" me klikimet: E meritoja finalen

11 May 2022, 17:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ronela Hajati reagon sërish dhe "mburret" me klikimet: E meritoja

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar sërish pasi dështoi të shkonte në finalen e Eurovision me këngën "Sekret". Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një screenshot nga kënga e saj në You Tube, e cila ka rritur rreth 1 milion klikime.

Këngëtarja është e mendimin se vendimi i Eurovision nuk ka qenë i drejtë, sepse sipas saj, sepse sipas saj, ajo e ka merituar finalen. Ajo tregon se mbrëmë ka dalë për të pirë dhe për të harruar gjithçka.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“ - shkruan ajo.

Ronela Hajati bëri një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut, por kjo nuk i mjaftoi për të shkuar në finale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)


Video