Tritan Kalo mjeku i njohur i QSUT-s është bashkuar kritikëve për përfaqësimin e Shqipërisë në festivalin e Eurovision. Kalo ka sjell në vëmendje fjalët e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, për atë që e quan degradim të shoqërisë.
“Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimit shumëplanësh të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i meritokracisë me shkërdhatokracinë…”, shkruan mjeku..
Shënimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:
Mirmëngjes e ditë të mbarë miq, të afërm, dashamirës e bashkëatdhetarë…. A mundet ndokush të më sqarojë, se çfarë “Sekreti” fshehu në Eurovizion këngëtarja Ronela Hajati….Degradimi i shumshkaje në jetën tonë artistike kulmoj mbrëmë me këtë përfaqsim, ku përpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike të kërcimit, ato që krijonin jo pak “ndotje akustike” dhe “pullëkuqëzime pamore”….
Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimit shumëplanësh të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i MERITOKRACISË me SHKËRDHATOKRACINË….
”KANABIZIM” i gjithshkaje: i politikës, i ekonomisë, i rinisë, i muzikës, i dijedhënies dhe i dijemarrjes, i mjaft emisioneve televizive dhe mbi të gjitha ERRËSIMI TYMOR KANABISOR i vetë ardhmërisë sonë…. Shumë e trishtë për të gjithë ne, dhe shumë inkurajuese për braktisjen e vëndit drejt thejqafjes emigratore sidomos nga të rinjtë…. Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!