Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas publikimit të një video në media ku shfaqej duke dhunuar një person.
ose i njohur ndryshe me emrin e artit, Fero, është arrestuar nga policia, pas videos së publikuar në rrjet ku reperi shfaqej teksa dhunonte një person brenda një makine.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se reperi është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm”. Fero shfaqej në video duke rrahur me grushte dhe shkelma një person brenda një makine.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse do të kërkohet nga gjykata përkatëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj Feros.