'Nuk merrem me lango por me gango', e dashura e Cllevios reagon ndaj Noizyt: Çfarë do bëje... (Video)

25 July 2022, 13:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Nuk merrem me lango por me gango', e dashura e Cllevios reagon ndaj
Noizy dhe Cllevio Serbiano

Saga e konflikte mes reperit Noizy dhe Cllevio Serbianos vazhdojnë edhe pas daljes së Kleviol Ahmetit nga burgu.  Teksa ndodhet në arrest shtëpie pasi doli nga burgu ditën e djeshme, reperi Kleviol Ahmeti ka nisur të dalë Live në TikTok duke biseduar me fansat.

Njëri prej miqve të tij ka hapur bisedë mbi kundërshtarin e Cllevio Serbianos duke e cilësuar atë një donzhuan “i cili së fundmi i ka marrë Xhensilën aktorit Bes Kallaku”.

Në këtë moment reperi i bën thirrje të dashurës së tij të afrohet duke e pyetur: Çfarë do bëje ti nëse Noizy të gjen numrin dhe të shkruan në privat?

Kjo e fundit i përgjigjet se nuk merret me lango, ndërkohë që ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura. “Unë merrem me gango”, i thotë ajo Cllevios.

 


Video