VIDEO/ Fero rreh keq me grushte dhe shkelma një person brenda makinës

24 July 2022, 22:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Fero rreh keq me grushte dhe shkelma një person brenda makinës
Fero duke rrahur një qytetar

Reperi nga Kosova, Feronita Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është bërë sërisht protagonist i një sherri. 

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga mediat kosovare, Fero godet me grushte dhe shkelma një qytetar brenda një makine, i cili tenton të largohet. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por shihet qartësisht dhuna që reperi ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në makinë. Kanë qenë të pranishëmit e tjerë, ata të cilët janë afruar dhe kanë shkëputur Feron nga qytetari duke qetësuar dhe situatën.

Kujtojmë se Fero njihet si një person problematik dhe më herët është dënuar dhe për armëmbajtje pa leje.


Video