Bajram Begaj u betua sot si President i tetë i Republikës së Shqipërisë. Ai është shoqëruar për në Kuvend nga bashkëshortja e tij Zonja e Parë Armanda Begaj dhe fëmijët ndërsa është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ajo çfarë ra në sy ishte paraqitja e zonjës së parë teksa futej për në parlament. Armanda kishte veshur një fustan klasik ngjyrë bojëqielli, i mbyllur në pjesën e sipërme, me mëngë treçerekshe dhe në fund qëndronte i derdhur. Modeli i flokëve ishte i thjeshtë, të krehura dhe me një make up jo shumë të ngarkuar.
Mirëpo ky look i Armandës duket se është frymëzuar diku. Paraqitja e saj është afërsisht i njëjtë me atë të Melania Trump kur bëri daljen si "Zonja e Parë" në vitin 2017.
Melania kishte veshur një fustan ngjyrë bojëqielli jo shumë të ngushtë pas trupit, i mbyllur deri në grykë dhe të kombinuara me një palë doreza. Ajo kishte zgjedhur një make up të thjeshtë dhe një model flokësh të mbledhur me baluket që i binin përpara.
E lindur në vitin 1968, Armanda Begaj ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.