“Arkimedit ia ke nxirë syrin?”, Cllevio tregon se Noizy ka një video duke e rrahur Stresin: E ke gjuajtur te...

24 July 2022, 14:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Arkimedit ia ke nxirë syrin?”, Cllevio tregon se Noizy ka
Cllevio, Stresi dhe Noizy

Cllevio, mbrëmë pas mesnatës është liruar nga burgu, ku ndodhej për më shumë se një muaj. Ai u arrestua pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’, ndërsa u përfshi në një përleshje me rap-artistin e njohur, Noizy.

Pas lirimit nga burgu, krijuesi i hitit “Paridi” ka folur për sherrin e tyre dhe ka theksuar se nuk i ka pëlqyer veprimi i Rigelsit, që bëri publike pamjet e rrahjes në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, në këtë është i përfshirë edhe Stresi, me të cilin Cllevio ka pasur një shoqëri shumë të mirë që nga fëmijëria, por që marrëdhënia e tyre ka ndryshuar pas pajtimit të Arkimedit me Noizyn.

Kjo ka bërë që Cllevio të përmend një video, ku thekson që ylli i OTR ka një video të ruajtur në cilën e ka rrahur Stresin.

“E ke gjuajtur te Pallati i Kongresit, që ia ke nxirë syrin e që e ke filmuar, çfarë të thotë Arkimedi aty. Pse se tregon ti”, thotë ai.

Shikoni videon e mëposhtme:



Video