Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka dalë nga burgu në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai ka dalë nga burgu i Fierit rreth orës 02:15 i shoqëruar në fugon të Policisë së Shtetit, pasi gjykata i ka caktuar masën "arrest shtëpie".
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, të shumtë kanë qenë miqtë e tij që e kanë pritur jashtë burgut edhe pse në një orar të papërshtatshëm, teksa nuk mungonin as fansat e tij.
Po ashtu, shumë shok të tij e prisnin dhe në banesën e tij në Lushnjë, aty ku do të qendrojë në "arrest shtëpie", siç shihet në videon e mëposhtme.
Ajo që u vu re mes atyre që prisnin Cllevion jashtë burgut, ishte mungesa e reperit Stresi, i cili njihet si një shok i ngushtë i Cllevios.
Kleviol Ahmeti u fut në burg për shkak se thue masën e sigurisë "arrest shtëpie" ku shkoi në Durrës ku u konfliktua me Noizyn, pamjet e sherrit të cilat bënë xhiron e rrjetit.