'Pedera*t, besprem je dhe boksier', Cllevio fton sërish Noizyn për duel tjetër ‘kërcënon’ edhe DJ-në e reperit (Video)

24 July 2022, 10:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Pedera*t, besprem je dhe boksier', Cllevio fton sërish Noizyn
Cleviol Ahmeti

Reperi Cleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik Cllevio, ashtu siç u raportua në rrjete sociale është liruar nga burgu mbrëmë pas mesnatës.

Menjëherë pas kësaj, ai kishte bërë një live me opinionistin Arjan Konomi, me të cilin kishte folur për sherrin e bujshëm me Noizyn, duke treguar në detaje se si ndodhi ngjarja dhe se kishte shkuar për t’i kërkuar falje, ndonëse mendonte se mund t’i ndodhte edhe më e keqja.

Cllevio gjatë bisedës në vazhdim e ka ftuar sërish Rigels Rajkun (emri i vërtetë i Noizyt) për një përballje tjetër, por të jetë vetëm dhe diku më larg.

“Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, vazhdoi Cllevio më tej duke kërcënuar edhe DJ e Noizyt.

Kujtojmë se disa muaj më parë ishte përfshirë në një përleshje fizike me reperin e lartpërmendur, ndërsa u arrestua për shkak të ‘largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit’.

Në një video tjetër ai tregon grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruaj edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit. “Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit.”-thotë ai gjatë videos.

Edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin,  ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra.

Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-u shpreh Stresi asokohe.

 


Video