‘Unë të kisha vrarë në vend o gango’, Noizy akuzon Cllevion për përdhunimin e një vajze 13 vjeç (Foto)

25 July 2022, 09:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Unë të kisha vrarë në vend o gango’, Noizy
Cllevio dhe Noizy

Cllevio pas daljes nga burgu, kanë vijuar replikat me Noizyn ku dhe i ka kërkuar një përballje publike. Ai nuk ka nguruar as ta ofendojë dhe kjo ka bërë që Noizy të jap një përgjigje.

Ky i fundit ka zgjedhur të kujtojnë një ngjarje të vitit 2014, që e ndërlidh Cllevion në akuzat për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë. Ai e ka quajtur pedofil dhe e ka paralajmëruar të mos merret me familjen e tij.

Postimi i Noizyt:

“Po te drejtohem me Emrin PEDOFIL,

Se kshu je ti, nje I forte, nje gango I vertet, qe paske perdhunuar nje vajze te vogel 13 vjec,

Mjafton të shkruani Emrin e plote të ktij gangos dhe të dalin gjith gangsterrlliqet qe paska Bo ky gango, nje nder kto paska perdhunuar dhe nje 13 vjecare të shkrete në lushnje, nuk e di se kush jane prinderit e asaj të shkretes por une te kisha vra në vend o gango, a e din për cfar me vjen keq?

Jo për ty se ti e ke zgjedh rrugen tate, por per gjith Ata qe te vijn nga mbrapa ty dhe qe del neper live e të mbeshtesin ty a thu se je tu Bo naj heroizem, jam i sigurt qe kto nuk ta din historin tate te nje perdhunusi, a e din ti qe ajo eshte motra dikujt vajza dikujt mbesa e dikujt, uroj qe kto njerzit qe të vijn nga mbrapa ty, dhe kto qe të nxisin ty, ta kthejn pak thiken nga ana vet, po sikur te ishte kjo vajza tyre, motra apo mbesa.

Cfar do kishin bo me ty? Ti je per te ardhur keq se nje dite do te kthehen te gjitha, nje dite do japesh pergjigje për të gjitha, ti je kokrra idiotit dhe për kte mban vendin e pare, intrigant I lig, por une nuk bie në nivelin tat Edhe Pse ti ke shume qef, une nuk te Bej shok dhe Pse ti ke shume qef, une nuk dua tme kerkosh falje per asgje, skam nevoj. une nuk kam shoke perdhunusa.

‘Unë të kisha vrarë në vend o gango’, Noizy

Une po te kerkoj nje gje nga ti Pedofil, dhe po ta them publikisht kete here, me li rehat mos me permend as per mire e as per keq, as mua as familjen time e as shoket e mi, mos e merr për presion Merre si keshill. Ti uroj gjithe te mirat në rrugen tende”, ka shkruar Noizy.

Ky është lajmi për të cilën Noizy e akuzon Cllevio Serbianon nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. 

Nje 22-vjecar, nga qyteti i Lushnjes, eshte ndaluar dje, i akuzuar se ka perdhunuar nje te mitur. Burime nga policia vendore bejne te ditur se Kleviol Ahmetaj, banor i lagjes "Kadri Qystri", eshte prangosur pas denoncimit te 13-vjecares me iniciale B.L., e cila eshte paraqitur ne polici se bashku me prinderit. Vajza ka treguar se i riu e ka marre duke e mashtruar dhe e ka cuar ne nje nga motelet e qytetit, ku ka ushtruar ndaj saj dhune fizike, psikologjike e seksuale.

Pas denoncimit, minorenia e shoqeruar nga prinderit ka kryer nje vizite gjinekologjike ne spitalin e qytetit. Burime nga policia bejne te ditur se akti i ekspertimit i firmosur nga mjeku ligjor konfirmon se mbi 13-vjecaren eshte ushtruar dhune fizike dhe seksuale.

Pas marrjes se kesaj prove, policia e Lushnjes eshte nisur ne kerkim te Kleviol Ahmetajt. I riu eshte prangosur ne nje nga lokalet e qytetit. Ai eshte shoqeruar ne ambientet e policise dhe eshte marre ne pyetje. Por i riu ka kerkuar asistencen e nje mbrojtesi ligjor dhe seanca eshte shtyre ne pritje te caktimit te nje avokati.


Video