Enca, Alesia Bami dhe Arbana/ VIP-at shqiptarë që pushuan këtë vit në ishullin e të pasurve në Greqi (Foto)

25 July 2022, 14:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Enca, Alesia Bami dhe Arbana/ VIP-at shqiptarë që pushuan

Vera nuk ka mbaruar, por shumë personazhe të ekranit i kanë nisur pushimet me kohë duke zgjedhur korrikun si muajin ideal për të pushuar.

Dhe disa prej tyre kanë zgjedhur pikërisht Mykonos, ishullin grek që është shndërruar në destinacionin e të pasurve.

Në këtë ishull pak ditë më parë kaloi pushimet edhe pronari i Teslas, Elon Musk. Por edhe disa VIP-a shqiptarë e kanë zgjedhur Mykonos për të pushuar.

Afërdita Dreshaj – Modelja ndodhet në Mykonos me bashkëshortin Jakub Kindl, ku kanë festuar dhe ditëlindjen e saj.

Në një nga postimet në Instagram, Afërdita u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe shkroi se kjo ishte pamja më e bukur për ditëlindjen e saj.

Alesia Bami – Prezantuesja ka pak ditë që ka nisur pushimet dhe destinacioni i saj ka qenë Mykonos.

Alesia nuk i ka kursyer fotot e nxehta nga pushimet duke pozuar me bikini e duke vënë në pah format bombastike.

Enca– Një tjetër personazh VIP që na ka dhuruar poza të nxehta nga Mykonos është dhe Enca.

Pas pushimeve në Dubai, Mykonos ka qenë destinacioni i rradhës për këngëtaren.

Adelina Tahiri – Këngëtarja e cila po e shijon pafund verën me udhëtimet e saj, Adelina ka zgjedhur gjithashtu Mykonos për të pushuar disa ditë. Nuk kanë munguar fotot nga këngëtarja, e cila është shfaqur e veshur me shumë stil.

Arbana Osmani– Gjithashtu moderatorja e “Big Brother VIP” kaloi disa ditë pushimi në Mykonos pak kohë më parë. Arbana shoqërohej nga partneri Eduart Grishaj dhe dy fëmijët teksa postoi foto e lumtur nga ky udhëtim.



Video