Zelensky kërkoi që të mbahej në Maripoul, organizatorët vendosin shtetin ku do të zhvillohet Eurovisioni

25 July 2022, 13:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky kërkoi që të mbahej në Maripoul, organizatorët
Skena e Eurovision

Ukraina triumfoi në Eurovision në edicionin e fundit, ndërsa vendi ishte në luftë me Rusinë.

Pasi Kalush Orchestra, grupi ukrainas, u shpall fitues, presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se edicioni i ardhshëm i festivalit Europian të këngës do të mbahej në Mariupoli, një nga qytetet më të shkatërruara si pasojë e bombardimeve ruse.

Megjithatë, situata në Ukrainë mbetet e rëndë dhe është e pamundur që një ngjarje e tillë të mbahet në këtë shtet. Për këtë arsye, organizatorët e këtij festivali kanë marrë vendimin këtë të hënë që edicioni i ri të mbahet në Londër.


Video