Një ditë më parë, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, publikoi një video në InstaStory ku shfaqej në makinë me një vajzë misterioze, pasi ja kishte mbuluar fytyrën me një emoji. Pas kësaj videoje, në media u aluadua se Stresi ishte në një lidhje romantike me atë vajzën e cila quhej Megi dhe është modele.
Lidhur me këto aludime, ka ardhur një reagim nga vetë Stresi, i cili hedh poshtë dyshimet. Në një video të publikuar në InstaStory, reperi shprehet se nuk është i lidhur me atë vajzën, por “është i lidhur me shumë femra.” Ai e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.
“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video.
Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.” - shprehet Stresi.
Video e publikuar dje nga Stresi: