Gjatë një interviste televizive, ish-zëdhënësja e Erla Mëhillit foli për angazhimin në politikë, 15 vitet punë me Sali Berishën dhe ardhjen sërish në krye të PD-së. Mes të tjerash, moderatori bëri një pyetësor, ku Erla duhej të tregonte vlerat dhe të metat e disa politikanëve.
Për Berishën, Erla tha se është shumë punëtor ndërsa si të metë theksoi se kthimin në krye të PD-së duhet ta kishte bërë më përpara. Ndërsa sa i përket Ramës, ajo e cilësoi si një nga politikanët më të zgjuar por është arrogant.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha
“E kam të vështirë të them një vlerë. Një defekt është se nuk ka pasur kurrë kurajën, këllqet që të mbante përsipër vendime. Është fshehur pas xhaketës së Berishës.
Ilir Meta
“Është politikan i mirëfilltë por e humbi pak. Ndoshta e teproi me deklaratat dhe qëndrimet politike. I prishi pak punë opozitës".
Monika Kryemadhi
“E drejpërdrejtë”
Edi Rama
“Është shumë arrogant. Mund të jetë një nga njerëzit më të zgjuar. E ka art komunikimin. Në këtë është i pakrahasueshëm me askënd.
Erion Veliaj
"Duket fals. Është punëtor mesa më kanë thënë".