“Heuu Donaldi”, ironia e Bes Kallakut me aktorin në "Conference League"

26 May 2022, 12:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Heuu Donaldi”, ironia e Bes Kallakut me aktorin në
Bes Kallaku dhe Donald Veshaj

Ju duk edhe juve i ngjashëm me dikë Dj që performoi mbrëmjen e djeshme në nisje të “Conference League”?

Sepse Bes Kallakut i është dukur si Donald Veshaj. Aktori ka publikuar një video nga performanca e Dj duke shkruar “Heuu Donaldi”, teksa dëgjohet duke thënë: “Po Donaldi çfarë do këtu?”

Artisti ndërkombëtar shihet i veshur me një bluzë të bardhë, kapele blu dhe syze. Donaldi ende nuk ka bërë një reagim publik por me siguri edhe ai ka qeshur me videon e Besit, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” u mbajt finalja e “Conference League” që u luajt mes Romës dhe Feyenoord. Skuadra italiane mori trofeun e parë të madh evropian falë triumfit 1-0 me gol të Zaniolo.

Kjo ndeshje mes të tjerash u ndoq me interes nga shqiptarët jo vetëm sepse u zhvillua në vendin tonë por edhe se futbollisti i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla luan me Romën.

“Heuu Donaldi”, ironia e Bes Kallakut me aktorin në


Video