Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë të pandarë që nga rindezja e romancës së tyre vitin e kaluar.
Çifti i njohur shijuan një natë romantike teksa ishin nisur për darkë në një restorant në Beverly Hills. 52-vjeçarja dukej tepër elegante me një fustan bezhë ndërsa i fejuari i saj e shoqëroi i lumtur në makinën e tyre.
Aktori, i veshur me një xhaketë sportive gri dhe këmishë blu, u pa duke ndihmuar këngëtaren ndërsa ajo iu drejtua makinës.
Dyshja e famshme kanë qenë në kërkim të një shtëpie dhe janë fotografuar duke parë shtëpi të ndryshme së bashku për fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme.