Një çift i fejuar italian kanë rrëfyer historinë e tyre në emisionin “Fuori dal Coro” në Mediaset, ku kanë treguar se kanë vendosur të lënë punën e tyre përkatëse për të krijuar video me pullë të kuqe që do të publikohen në internet.
Bëhet fjalë për Matteo 26-vjeç dhe Vittoria 24-vjeçe nga Varese. Ata rrëfejnë se e ka nisur si bast, me synimin e deklaruar për të pasur një përfitim më të madh ekonomik.
“Ai ka qenë ndihmësmenaxher në një supermarket, ndërsa unë kamariere”, shpjegon vajza.
“Tani fitojmë 40-50 herë më shumë se më parë”, shton i dashuri i saj, duke pranuar se prindërit nuk ishin të emocionuar me ndryshimin e jetës. “Babai e pranoi plotësisht, mamaja pati një moment më shumë hutimi”, shton ai duke treguar se imagjinon një të ardhme larg Italisë.



