Aktorja Arjola Demiri është bërë mjaft aktive në daljet e saj televizive pas daljes nga BBV dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Robi Plaket kur don vet”, me Robert Berishën.
Arjola ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, teksa gjatë bisedës i është drejtuar duke e pyetur për fëmijët e saj, dhe për një fëmijë të katërt.
Arjola menjëherë e ka korigjuar duke i thënë se ka tre fëmijë dhe Roberti për të dalë nga situata i ka thënë që të katërtin ta bëjnë bashkë.
“Të na dal fëmija me këmbë 50 o Robert”- ka thënë Arjola ku moderatori sërish ka vazhduar duke i thënë ta bëjnë djalë.
“Unë dua vajzë”- ka thënë Arjola e është pasuar nga Roberti duke i treguar se është ekspert vajzash. Rikujtojmë se Roberti ka dy vajza nga marrëdhëniet e mëparshme.