FOTOT EKSKLUZIVE/ Megi e lidhur prej kohësh me Endri Çekiçin, e pranishme në stadium dhe në ndeshjen Shqipëri-Izrael

18 September 2022, 14:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOT EKSKLUZIVE/ Megi e lidhur prej kohësh me Endri Çekiçin,
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi

Lidhja mes futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi dhe Megi Pojanit është kthyer në një ndër temat më të komentuar në median rozë dhe në rrjet. Dyshja ende nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën, por veprimi i tyre i fundit i dha fund të gjitha dyshimeve.

Pak ditë më parë, Endri Çekiçi realizoi një gol të mrekullueshëm nga distance me ekipin e tij Konyaspor përballë Galatasaray në elitën e futbollit turk dhe menjëherë vrapoi drejt shkallëve të stadiumit për t’ia dedikuar Megi Pojanit. E gjithë kjo skenë u filmua nga kamerat dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit, duke tërhequr më shumë vëmendje se sa “perla” që realizoi Endri Çekiçi në fushën e blertë.

Fillimisht romanca mes tyre u kuptua nga “arratisja” me disa ditë pushimesh në ishujt ekzotikë të Afrikës për shkak të fotove të publikuara në rrjetet sociale apo reflektimit të njëri-tjetrit në syzet e diellit. Një prej shembujve që mund të përmendim janë fotot nga darka romantike në ishullin Seychelle, ku dukej shumë qartë se ata ndodheshin në të njëjtën tavolinë.

Por, burime për Vox News.al bëjnë me dije se lidhja mes tyre është më e hershme dhe përballë Galatasaray nuk ishte hera e vetme që Megi e shihte Endri Çekiçin nga shkallët e stadiumit, por madje e ka parë madje të veshur dhe me ngjyrat kuqezi, uniformën e kombëtares shqiptare.

Burime për Vox News.al bëjnë me dije se Megi Pojani ka qenë e pranishme në shkallët e stadiumit “Air Albania”, bashkë me motrën e saj Ina Pojani, në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti përballë Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe arsyeja ka qenë pikërisht Endri Çekiçi.

Kjo vërtetohet edhe nga fotot e mëposhtme të siguruara nga Vox News.al që i përkasin mbrëmjes së 10 Qershorit, ku Megi shihet duke pozuar me fansat e saj jashtë stadiumit “Air Albania” pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael. Atë ndeshje kuqezinjtë tanë e humbën me rezultatin 1-2 dhe Endri Çekiçi u aktivizua vetëm në minutën e ’84 të takimit duke mos lënë asnjë gjurmë.

Gjithsesi, në atë ndeshje askush nuk e kuptoi arsyen pse Megi ndodhej në stadium në atë ndeshje dhe romancën me Endri Çekiçin edhe pse shikimet me njëri-tjetrin me sytë e ndriçuar nga dashuria nuk kanë munguar.

Mbetet për t’u parë neës Megi Pojani do të jetë e pranishmë në stadium dhe në ndeshjet e ardhshme të kombëtares apo do t’I fshihet syve të publikut tashmë që s’ka më dyshime për lidhjen e saj me Endri Çekiçin.



Video