Me sytë që i ndriçonin nga dashuria për Donaldin, Beatrix rikthen momentin romantik në “Big Brother Vip”

17 September 2022, 16:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me sytë që i ndriçonin nga dashuria për Donaldin, Beatrix
Beatrix dhe Donaldi

Nga kushërirat e saj, vëllai deri tek disa momente gjatë Big Brother Vip.

Kështu është dukur profili i Beatrix Ramosajt së fundmi në Instagram.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotosh të vjetra, ku vëmendjen e mori njëra e shkëputur nga dalja e saj e parë në studion e Big Brother Vip si e ftuar, pasi la shtëpinë.

Me sytë që i ndriçonin nga dashuria për Donaldin, Beatrix

Bëhet fjalë për paraqitjen e Trixës me fustanin rozë, natën kur nuk munguan dedikimet dhe fjalët e ëmbla me Donald Veshajn, i cili ndodhej akoma brenda shtëpisë.

Me sytë që i ndriçonin nga dashuria për Donaldin, Beatrix

Ndonëse në formatin bardhë e zi, ai imazh akoma reflekton në sytë e saj dashurinë me të cilën po e shikonte dhe i fliste aktorit në atë moment.

Më para disa ditësh, Beatrix thumboi Donaldin me anë të një postimi në Twitter ku shkruante për tradhtinë.

“Një rikujtesë miqësore- Kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë”-shkroi ajo krah statusit për të cilin u pendua dhe e fshiu.

Me sytë që i ndriçonin nga dashuria për Donaldin, Beatrix

Megjithatë, nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.

Ndërsa, Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix ka zbuluar se është beqare dhe e fokusuar te vetja.



Video