Belinda Dragot ngre temperaturat me fotot e fundit

18 September 2022, 09:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Belinda Dragot ngre temperaturat me fotot e fundit

Ndonëse temperaturat janë ulur dhe duket sikur verës i ka ardhur fundi, kjo nuk vlen për të gjithë. Disa janë akoma me pushime në ndonjë vend ekzotik, ose së paku kanë akoma foto të papostuara nga galeria e tyre verore.

E kështu pra edhe bukuroshja Belinda Dragot, vijon ende t'i ngrejë temperaturat në rrjet me postimet e saj bombastike. Ajo që prej daljes së saj të parë publike krah Ermal Mamaqit, është dalluar për format perfekte dhe për fytyrën engjëllore. 

Mirëpo gjatë kësaj vere Belinda ka qënë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku thuajse çdo ditë ka ndarë foto me poza provokuese me bikini. E kush nuk do të donte të kishte një trup perfekt si Belinda?!





Video