“Donald bishti, do të thyhen dhëmbët e vënë”, pas videos virale trajneri i jogas kapet me Donald Veshajn

23 June 2022, 20:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Donald bishti, do të thyhen dhëmbët e
Klodian Murati dhe Donald Veshaj

Një video e trajnerit të jogas, Klodian Murati, u bë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet. Si për ta bërë situatën akoma më të çuditshme, ai u shpreh se e bëri kastile.

Nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdorur soundin viral dhe ndër ta ishte dhe aktori Donald Veshaj.


Por mesa duket Klodiani nuk e ka marrë aspak me sportivitet këtë situatë pasi ka reaguar në një postim mjaft i irrituar.

“Donald bishti mos tento ta provosh këtë prej vërteti sepse do të thyhen krahët, këmbët dhe dhëmbët që i ke të vënë”- shkruante ai.

Videoja gjithsesi u fshi shpejt por nuk vonoi një përgjigje nga ana e vetë Donaldit. Ai e ka marrë situatën me mjaft pozitivitet dhe i thotë që thjesht ishte një video funny.

“E shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte thjesht një video ‘funny’. Të uroj gjithë të mirat. Mua ma zbukurove ditën”- u shpreh Donaldi.


Video