Regjisorja e njohur Vjosa Berisha ndërroi jetë këtë të enjte në një spital të Londrës, pasi po përballej prej kohësh me kancerin.
Për ndarjen nga jeta të Vjosa Berishës kanë reaguar shumë miq dhe të afërm, ku mes tyre edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Artistja ka publikuar në InstaStory bisedën e fundit me Vjosa Berishën dhe krahas saj shkruan: U prehsh në paqe ti grua e bukur!
Ndërsa tek biseda e fundit, Dafina Zeqiri i shkruan regjisores: "Vazhdo të shkëlqesh! S'po gjej fjalë si për nënën time, sa të fortë jeni. Gruaja është fuqi".
“Bash, gruaja është burim i forcës dhe vullnetit të mirë”, ka qenë përgjigjja e Vjosa Berishës.
Bashkëshorti i Vjosës, Fatos Berisha ishte ai i cili dha lajmin e trishtë ditën e sotme. Ai gjithashtu tha se gjatë ditës do të japin detaje rreth varrimit.
